Lajme

Prokuroria jep vendimin për Haki Rugovën

Prokuroria Themelore në Pejë ka propozuar masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj komune.

Propozimi i kësaj mase u bë në seancën dëgjimore të këtij rasti që po mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë.

Të akuzuar në këtë rast përveç kryetarit të Istogut, është edhe ish-nënkryetari i kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtari ligjor, Faton Bujupi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, Rugova është arrestuar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke u dhënë familjarëve tokë të komunës. Një gurëthyes është arsyeja e arrestimit të kryetarit të Istogut. Ai dyshohet se ia dha në shfrytëzim një parcelë publike familjarëve të tij, të cilët ushtrojnë këtë veprimtari.