Lajme

Prokuroria jep detaje si u vodhen 2 milionë euro nga thesari i shtetit, i dyshuari hapi usera të ndryshëm

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin prej një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Labinot Grudës, i cili ka bërë transaksion mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit në llogarinë e një kompanie private.

Në dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të cilën e ka siguruar  Insajderi.org, thuhet se i dyshuari Labinot Gruda, me datën 09.10.2020 në intervalin kohor oprej orës 12:11 deri në orën 12:19 nga zyra e tij ka krijuar usera të ndryshëm që duken si usera të punëtorëve të Thesarit për transaksionin e 2 milionë eurove në llogarinë e kompanisë private.

Me tutje në këtë dosje, Prokuroria shpjegon se kompania të cilës i janë transferuar paratë është regjistruar vitin e kaluar në ARBK, derisa pronar është Kadri Shala dhe Valon Shala.

““LDA Group” Sh.P.K me numër biznesi 811342617 të regjistruar me datë 21 08 2019 me seli në fshatin Llapushnik, komuna e Gllogocit, rruga “Osman Krasniqi”, nr 14, me pronar Kadri Shala dhe Valon Shala, me cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në shumë prej 2.077.995.90 euro si dhe argumentohet me nxjerrjen e aktivendimit për fillimin e hetimeve kundër të dyshuarit i datës 21.10.2020 në drejtim të kryerjes së veprës penale Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 paragrafi 2 dhe 3, pika 3.4 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së”, theksohet në dosjen e Prokurorisë.

Seanca fillestare kundër të dyshuarit Labinot Gruda, është mbajtur sot, ku avokati i tij, Veton Rrecaj ka mohuar se klienti i i tij ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Madje, ka ftuar ministren Hykmete Bajrami, që të tregojë se ku janë 2 milionë eurot të Thesarit për të cilat ajo tha se janë të sigurta. #gazetametro