Lajme

Prokuroria jep detaje lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Prishtinë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme në kryeqytet, ku burri 70-vjeçar ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare. Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi se burri, dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë.

LEXO EDHE:  Publikohen pamjet nga momenti kur u gjet trupi i sulmuesit të katërt

Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet tutje në komunikatë.