E martë, 26 Maj, 2020
Lajme

Prokuroria dhe policia tregojnë se kush dha urdhër për aksionin e sotëm në veri

Policia e Kosovës, bashkë me Prokurorinë Speciale kanë mbajtur një konferencë ku kanë treguar për aksionin e sotëm në Mitrovicën veriore.



Prokurori Special, Sylë Hoxha fillimisht ka treguar historinë e hetimeve për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Ai ka konfirmuar se janë arrestuar 4 persona, 3 prej tyre të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Gjithashtu Hoxha ka thënë se janë në arrati dy persona, një prej tyre, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

“Personi me inicialet M.R nuk është gjetur në banesën e tij dhe do të vazhdojë kërkimi për të. Gjatë bastisjes apo arrestimit për shkak të vështirësive në terren nuk është arritur të arrestohet një person me inicialet S.A që vazhdohen të mbetet në kërkim”, ka thënë Hoxha.



Ndërkaq nga policia kanë thënë se për shkak se Radojiçiq nuk është gjetur në shtëpi, ndaj tij është lëshuar urdhër-arrest.

Gjithashtu u tha se operaciona ka qenë i suskesshem dhe se anjë pjesëtar i policisë nuk është lënduar gjatë aksionit, dhe aksioni ka shkuar sipas parashikimeve.

Më tej, prokurori Hoxha ka thënë se urdhrin për arrestimet dhe bastisjet e sotme e ka dhënë Gjykata Themelore në Prishtinë.



“Gjykata Themelore në Prishtine, Departamenti për Krime të Rënda ka lëshuar urdhrin për bastisjen e shtëpive”, ka thënë Hoxha.

Lidhur me atë nëse ky aksion i policisë është i lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e taksës ndaj Serbisë, Hoxha e ka mohuar një gjë tillë.

“Ne si prokurori nuk mund ta dimë se kur qeveria do të vendosë taksa. Ne punojmë sipas agjendës sonë. Ne as nuk e kemi ditur se çfarë vendime do të marrin organet për taksa”, ka thënë Hoxha.

LEXO EDHE:
Lajm i mirë, ja çka do të ndodh me kufizimin e lëvizjes nga nesër