Lajme

Profesori Krasniqi për homazhet e Osmanit: Duke kërkuar unitetet te të vdekurit, nuk ecet përpara

Ish-profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, na kanë sjellë në këtë gjendje ku jemi, shkruan Gazeta Metro.

Milazim Krasniqi ka reaguar pasi u.d e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Duke mos përmendur emra, Krasniqi ka thënë se homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, e jo si nderim historisë, lirisë e njerëzve të gjallë të kësaj shoqërie, na kanë sjellë në këtë derexhe.

LEXO EDHE:  13-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, detaje nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku dyshohet se i mituri i dha fund jetës

Sipas tij uniteti nuk kërkohet tek te vdekurit dhe kështu nuk ecët përpara.

“Homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, e jo si nderim historisë, lirisë e njerëzve të gjallë të kësaj shoqërie, na kanë sjellë në këtë derexhe. Duke kërkuar unitet te të vdekurit e duke ndezur zjarrin e përçarjes ndër të gjallët, nuk ecet përpara”, ka shkruar Krasniqi.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

Homazhet e politikanëve te varrezat e figurave kombëtare, për përfitime personale, e jo si nderim historisë, lirisë e…

Posted by Milazim Krasniqi on Friday, November 6, 2020