Lajme

Profesori amerikan: Millosheviç kreu genocidin në Kosovë, ja pse ish-ushtarët e UÇK’së duhet të dalin para Speciales

Profesori amerikan: Millosheviç kreu genocidin në Kosovë, ja pse ish-ushtarët e UÇK-së duhet të dalin para Speciales.

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se është dëshmuar që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

Profesori amerikan, ka thënë se SHBA me aleatët e saj vendosën të bombardonin bazat ushtarake serbe 20 vjet më pare.

Ai ka theksuar se ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë luftuar dhe se ata për këtë, duhet të përgjigjen para prokurorit në Gjykatën Speciale, nëse besojnë në vlerat sublime, përcjell Bota sot.

“Është dëshmuar se Millosheviçi kreu genocidin në Kosovë. SHBA me aleatët e saj vendosën të bombardonin bazat ushtarake serbe 20 vjet më parë. Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet t’i përgjigjen prokurorit të Hagës nëse ata besojnë në vlerat sublime, ata kanë luftuar”, ka deklaruar Ben-Meir.

Kujtojmë se intervistimi i ish-komandantëve të UÇK-së ka nisur këtë javë. I pari që është intervistuar nga Prokurori Special është është intervistuar Rrustem Mustafa, i cili tha se ishte ftuar në cilësinë e “dëshmitarit të dyshuar”.

Ndërsa sot, është intervistuar shkurt edhe Sami Lushtaku./BS