Lajme

Profesorët bojkotojnë mësimin, arsyeja do ju lë pa fjalë

Është dita e katërt që orarin e punës e kalojnë këtu në sallë të arsimtarëve.

Mësimdhënësit e Gjimnazit Sami Frashëri në Prishtinë, po e bojkotojnë mësimin pasi janë kundër ardhjes së Fahrije Latifi Retkocerit në postin e drejtoreshës së këtij institucioni.

Profesorwt po pretendojnë që ardhja e Latifi Retkocerit është e jashtëligjshme.

Por drejtoresha e sapo emëruar thotë se po kundërshtohet për qëllime tjera.

E njëri nga profesorët e këtij gjimnazi që vetë kishte aplikuar për drejtor në këtë institucion bashkë me një tjetër koleg të tij nga e njejta shkollë, përgjegjësinë për situatën e krijuar e le te drejtoria e arsimit në komunën e Prishtinës.

LEXO EDHE:  Sot i jepet lamtumira e fundit rreshterit Afrim Bunjaku

Në gjimnaz për ta parë nga afër situatën erdhi edhe mjinistrja e arsimit Arbërie Nagavci.

Për situatën e krijuar, Labinot Salihu këshilltar për arsim në kabinetin e kryetarit Shpend Ahmeti tha se shkolla, komuna e qeveria nuk janë organe që ndajnë drejtësi dhe duhet të sillen si të tilla dhe se gjykatat do të gjykojnë për këtë rast.

Ndryshe inspektorati I ministrisë së arsimit I ka bërë kallëzim penal komunës së Prishëtinës që sipas saj ka emëruar jashtëligjshëm drejtorët nëpër shkolla, dhe tashti rasti ka kaluar në organet e drejtësisë.

Shiko videon këtu

LEXO EDHE:  I jepet lamtumira e fundit heroit Afrim Bunjaku