Lajme

Prizreni mbushet me qytetarë, shëtitje në grupe pa asnjë masë mbrojtëse

Rastet e reja me covid-19 nuk kanë ndikuar në shtimin e kujdesit nga ana e qytetarëve. Të paktën jo në Komunën e Prizrenit. Në orët e mbrëmjes, pas iftarit, qendra kryesore e qytetit, Shatërvani është mbushur me qytetarë.

Ata shihen në grupe të shumta dhe pa asnjë masë mbrojtëse.

Ndërkohë nuk shihen patrullime të policisë, ose nëse kanë qenë aty, pse nuk kanë vepruar në një rast të tillë.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë një qytetari i lejohet të dalë jashtë vetëm 3 orë gjatë ditës. Madje kjo është e rregulluar me numrin e fundit të numrit personal.

Prizreni shënoi 89 raste të infektimit me koronavirus. Prej tyre 36 janë shëruar derisa 2 kanë humbur jetën.