Lajme

Pritje miqësore për Bujar Cakollin në familjen e shtatë vëllezërve Ballazhi nga Elez Hani

Pas Artanës, Lipjanit e Barilevës, kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bujar Cakolli, ditën e përmbylli me një takim tejet miqësor në familjen e shtatë vëllezërve Ballazhi nga Elez Hani.

Cakolli, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se kjo familje dëshmorësh, me vlera të larta kombëtare, atdhetare e përparimtare, përkrahja e të cilëve e nderon, por edhe më obligon dhe e bën më të përgjegjshëm!

Kujtojmë se Bujar Cakolli do të garojë për zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e PDK’së me numrin 100. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?