Lajme

Pritje madhështore për PDK’në në Zabel të Epërm dhe Paterk

Pritje madhështore dhe e pëzemërt për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për programin “Rimëkëmbje” në Zabel të Epërm dhe Paterk. Kështu ka shkruar përmes një statusi në facebook, kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, raporton Korrespodenti.

“Qytetarët e Zabelit të Epërm dhe të Poterkut janë të bindur në fitoren e thellë dhe të padiskutueshme të partisë së çlirimtarëve dhe shtetndërtuesve, sepse vetëm çlirimtarët dhe shtetndërtuesit qëndruan gjithmonë afër halleve dhe sfidave të qytetarëve”, ka shkruar Ferat Shala në një status në faqën e tij në facebook.

Postimi i plotë i Ferat Shalës në facebook:

Pritje madhështore dhe e pëzemërt për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për programin “Rimëkëmbje” në Zabel të Epërm dhe Paterk.

Qytetarët e Zabelit të Epërm dhe të Poterkut janë të bindur në fitoren e thellë dhe të padiskutueshme të partisë së çlirimtarëve dhe shtetndërtuesve, sepse vetëm çlirimtarët dhe shtetndërtuesit qëndruan gjithmonë afër halleve dhe sfidave të qytetarëve.

Sonte në Zabel të Epërm dhe Poterk dhamë një mesazh se vota për programin #Rimëkëmbje është garancë për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar, për një Kosovë të integruar në mekanizmat europerëndimorë.

#PDK134 #FeratShala14

Kujtojmë se Ferat Shala do të garojë për zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e PDK’së me numrin 14. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?