Lajme

Pritje e ngrotë për Ferat Shalën në Fushticë të Epërme

Programi zgjedhor “Rimëkëmbje” i Partisë Demokratike të Kosovës, po gjen përkrahje të madhe gjithandej nëpër Kosovë. Kështu ka shkruar përmes një statusi në facebook, kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, raporton Korrespodenti.

“Rimëkëmbje po shihet si shpresa e vetme për rikonsolidimin politik dhe ekonomik të vendit tonë, pas dy qeverisjeve të dështuara, Kurti dhe Hoti.”, ka shkruar Ferat Shala në një status në faqën e tij në facebook.

Postimi i plotë i Ferat Shalës në facebook:

Programi zgjedhor #Rimëkëmbje i Partisë Demokratike të Kosovës, po gjen përkrahje të madhe gjithandej nëpër Kosovë.

#Rimëkëmbje po shihet si shpresa e vetme për rikonsolidimin politik dhe ekonomik të vendit tonë, pas dy qeverisjeve të dështuara, Kurti dhe Hoti.

Edhe Fushtica e Epërme e ka po këtë shpresë.

Banorët punëtorë të Fushticës së Epërme, sonte u treguan të bindur se vetëm vota për PDK-në mund ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë.
#PDK134 #FeratShala14

Kujtojmë se Ferat Shala do të garojë për zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e PDK’së me numrin 14. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?