Lajme

Prishtinën e merr shiu

Një stuhi e fuqishme ka nisur pasditën e sotme në Prishtinë. Dhe, si rëndom, ka vërshime në disa pjesë të kryeqytetit.

Qytetarët kanë publikuar pamje nga pjesë të ndryshme të Prishtinës, ku shihet se është vështirësuar kalimi i veturave, pas vërshimeve, shkruan Gazeta Express.

Një e tillë është publikuar nga afër stacionit të autobusëve në Prishtinë. Rrugët aty i merr shiu, sa herë që ka reshje më të dendura.

Në një video të publikuar nga kolona e veturave, shihet se aty është krijuar kaos.

Deri tash, nuk dihet nëse shiu dhe breshri sot ka shkaktuar ndonjë dëm material.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje