Lajme

Prishtinë, vodhi 4,200 euro nga çanta e një gruaje, e pëson keq personi

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi vodhi 4 mijë e 200 euro nga çanta e një gruaje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Veternik, ndërsa paratë i janë kthyer gruas. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Veternik, Prishtinë 26.08.2020 – 14:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga çanta e viktimës femër kosovare ka vjedhur 4,200 euro para të gatshme. Paratë i janë kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?