Lajme

Prishtinë, rrihen prindërit dhe fëmijët mes vete, njëri bëhet për spital

Një mosmarrëveshje mes një familje në Prishtinë, ka detyruar organet e rendit që të veprojnë. Siç njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh, katër anëtar të një familje, pas një zënke mes tyre kanë përfunduar duke u përleshur fizikisht me njëri tjetrin.

Bëhet fjalët për prindërit dhe dy fëmijët e tyre, djalë e vajzë.

Pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes policia i ka shoqëruar të 4 prej tyre, ndërsa me vendim të prokurorit, djali e vajza janë dërguar në mbajtje, ndërsa prindërit e tyre janë liruar me procedurë të rregullt.

Ndryshe bëhet e ditur se njëri nga këta persona ka pranuar edhe trajtim mjekësor.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?