Lajme

Prishtinë: 22-vjeçarja ther me thikë veten, kjo është arsyeja

Një rast jo fort i zakontë i plagosjes ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ilaz Kodra” në Ulpianë, ku një 22-vjeçare ka therur me thikë veten, për shkak se nuk i pëlqeu një fustan, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se lidhur me rastin është njoftuar menjëherë Policia, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga vajza.

Gjithçka dyshohet se ndodhi si pasojë e gjendjes emocionale, ku për një moment vajza ther veten me thikë në bark, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “vetëlëndim” dhe të hetohen rrethanat e ngjarjes.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje