Lajme

Prishtinasve u kërkohet vendosja e maskave në mënyrë të pazakontë

Mesazhi për ta vendosur maskën në mënyrë që të parandalohet infektimi me Koronavirus, në Prishtinë ka filluar të jepet edhe përmes një mënyre të çuditshme.

Nëpër shtyllat e rrugëve të kryeqytetit janë vendosur disa afishe të llojit të njoftimeve si kur dikush ndërron jetë.

Kështu, iniciatori anonim i kësaj vepre tërheqë vërejtjen se nëse nuk respektohet rregulli i maskave, në këto shtylla mund të jetë fotografia dhe emri i nënës suaj, duke aluduar se qytetarët janë duke e rrezikuar shëndetin e prindërve të tyre në rastet kur nuk vendosin maska./Objektiv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19