Lajme

Prishtinasi sulmon veten me thikë dhe lajmëron rastin në polici

Një qytetar në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga katër persona.

Pasi i dyshuari ka pasur edhe lëndime trupore, policia pas hetimeve nga video incizimet e kamerave ka kuptuar se i njëjti nuk është sulmuar nga askush por ka sulmuar veten duke e gërvishtur me thikë, shkruan Gazeta inFokus.

Policia e ka cilësuar rastin si lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“LAJMËRIM APO KALLZIM I RREMË

Rr .Ilir Konushevci, Prishtinë, 26.04.2021-21:35.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?