Lajme

Prishtina vazhdon të jetë vatër e koronavirusit, kaq raste të reja u shënuan vetëm sot

Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), vetëm sonte nga kjo komunë janë shënuar 92 raste.

Kryeqyteti pasohet nga komuna e Pejës, Gjakovës dhe Lipjanit të cilat kanë shënuar mbi 10 raste gjatë 24 orëve të fundit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19