Lajme

Prishtina shënon rekord të rasteve me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës ka njoftuar edhe për 205 raste të reja në Kosovë.

Vetëm komuna e Prishtinës ka 111 raste që është rekord i rasteve që një komunë ka shënuar gjatë 24 orëve

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!