Lajme

Prishtina po goditet më së shumti nga COVID-19, kaq të infektuar ka sot

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar sot për 62 raste të reja me coronavirus dhe 61 të infektuar janë shëruar gjatë 24 orëshit të fundit.

Kjo është një rënie e lehtë krahasuar me ditën e djeshme ku ishin regjistruar 69 raste pozitiv me virusin COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftim.

Institucionet shëndetësore po apelojnë për kujdes të shtuar. /Ballkani.info/


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19