Lajme

Prishtina nuk po e lëshon primatin me numrin më të madh të infektuarve, ja sa raste u konfirmuan sot në Kryeqytet

IKShPK ka njoftuar se sonte janë identifikuar 73 raste të reja me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa janë shëruar 63 persona të tjerë.

Sipas njoftimit të IKShPK, Prishtina edhe sonte e mban primatin me numrin më të madh të të infekruarve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Vushtrrisë 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Skenderajt 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë dhe Podujevë”, thuhet në njoftim.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19