Lajme

Prishtina nën ‘ankth’, 102 raste të reja me Covid-19 vetëm sot

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 102 raste të reja me Covid-19 në kryeqytet. Në Prishtinë nga marsi e deri më sot janë konfirmuar 1002 raste me koronavirus.

Aktualisht janë 756 raste aktive.

“Komuna e Prishtinës 102 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së ku bëhet thirrje për respektimin e rekomandimeve për mbrojtje nga pandemia.

Që nga shfaqja e rastit të parë në Kosovë janë konfirmuar 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19