Prishtina ndriçohet nga fishekzjarrët, Shpend Ahmeti thotë se nuk është koha për festë
Kryeqyteti u ndriçua sonte për afro 20 minuta nga fishekzjarrë të shumtë, megjithatë ende nuk dihet se kush ishte organizatori i kësaj feste.
E gjithë kjo festë me fishekzjarrë ndodhi pikërisht në ditën kur u votua Qeveria e re e Kosovës, të cilën do ta udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovës në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe e minoritetet tjera jo shumicë, shkruan Telegrafi.
Deri tani ende nuk ka ndonjë konfirmim nga zyrtarët e LDK-së, nëse festa me fishekzjarrë është organizuar nga ata.
Në anën tjetër, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se tani nuk është koha për festë.
Çka janë këto fishekzjarre. Krejt, krejt, vec në këtë kohë nuk ka kurfarë arsye me festu. #covid #ekonomia
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) June 3, 2020