Lajme

Presidentja Osmani e kryeministri Kurti takohen me Macron-in

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në Paris po mbahet Forumi i Paqes. Atje ishte paralajmëruar edhe një takim Kurti-Vuçiq, por nuk dihet nëse do të ndodhë. Kjo pasi Vuçiq deklaroi se “nuk beson që do të ketë takim me Kurtin”.