Lajme

Presidentit i dështon tenderi në vlerë 150 mij euro

Zyrës së Presidentit tё Republikës sё Kosovës i ka dështuar tenderi për shërbime për aktivitete protokollare.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për anulim të kontratës të bërë publik në faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.

Aty është cekur edhe arsyeja e anulimit.

“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në njoftimin për anulim.