Lajme

Presidenti Thaçi nga Londra jep një mesazh të fortë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Institutit Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House”, në Londër, ka mbajtur sot një ligjëratë për situatën politike në Kosovë rajon, për dialogun si dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës.

“Ishte nder të bashkëbisedoj me shumë miq të Kosovës, diplomatë, gazetarë, profesorë e studentë, si dhe përfaqësues të diasporës në Institutin Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare, “Chatham House”, në Londër.

Biseduam për të arriturat e Kosovës si shtet, për dialogun Kosovë-Serbi dhe të ardhmen e paqes dhe sigurisë në Ballkan. Rezultati i këtij dialogu do të përcaktojë paqen afatgjate dhe dinamikën e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

Vendi ynë dhe rajoni tani kanë nevojë për unifikim të aleatëve për të siguruar njohjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB.

Londra është një partner i pazëvendësueshëm në këtë rrugëtim”, ka shkruar Thaçi në Facebook.