Lajme

Presidenti Thaçi inkurajon të rinjtë t’i bashkohen FSK-së

REUTERS/Laura Hasani

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se që nga data 10 gusht do të hap konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj, ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

E, pas shpalljes së këtij konkursi ka reaguar presidenti i vendit Hashim Thaçi, përcjell insajderi.org

Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka inkurajuar të rinjtë e vendit që t’i bashkohen FSK-së.

Presidenti, derisa ka inkurajuara të rinjtë t’i bashkohen FSK-së, përmes një video ka paraqitur edhe detajet e konkursit.

“Bëhuni ushtarë të Republikës së Kosovës. Nuk ka mënyrë më të mirë për t’i shërbyer atdheut, sesa duke iu bashkuar ushtrisë”, ka shkruar Thaçi.

“Duke shërbyer në ushtri ju i shërbeni paqes, humanizmit, harmonisë, besimit në të mirën dhe e luftoni të keqen, jotolerancën dhe johumanen. HTH 🇽🇰”, ka deklaruar Thaçi.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, konkursi do të jetë i hapur deri më 21 gusht 2020.

“Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet”, thuhet në njoftim./Insajderi.org


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?