Lajme

Presidenti Thaçi e jep lajmin se kur do të ndodhë marrëveshja finale me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u takua me të Dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për vizitën e tij në Kosovë, teksa është shprehur i bindur se nën lidershipin e presidentin Trump, do të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Dëshiroj të falënderoj ambasadorin Grenell që sonte ka ardhur në Prishtinë, për vizitën që po na e bën. Në anën tjetër dëshiroj të falënderoj shumë marrëveshjen e re që kemi arritur nën lidershipin e Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme te presidentit, Donald Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj që është diçka e re, atë që nuk kanë mundur të tjerët ta bëjnë është duke e bërë ambasadori Grenell dhe ambasada e SHBA-së. Roli i SHBA-së në këtë proces është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Kam besim të plotë së nën lidershipin e Trumpit do të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë”, ka thënë Thaçi.

Vizita në Kosovë e mbasadorit amerikan në Gjermani, njëherësh i Dërguar i Posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po ndodhë dy ditë pasi që ka ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshje me të cilën parashihet fillimi i operimit të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në relacion Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.



LEXO EDHE:  Ushtria amerikane përgatitet për ‘skenarin më të keq’ nga koronavirusi