Lajme

Presidenti Ilir Meta sherr me policinë, i nxjerr me dhunë nga zyrat e FRD’së

Sherr tek zyrat e FRD-së. Ka qenë vetë Presidenti Ilir Meta që ka përzënë policët e bashkisë me dhunë, duke i shtyrë e duke i bërtitur, siç duket në pamjet më poshtë.

“Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, kanë qenë fjalë e Presidentit.

Policët Bashkiakë kishin ardhur me qëllim që FRD-ja të lironte zyrat. Në shkresën e nisur ndaj FRD-së kërkohet lirimi i zyrave, pasi do të bëhet sistemimi i stafit. Për të bërë të mundur lirimin e zyrave, policia bashkiake ka rrethuar godinën dhe hequr edhe dritat. Meta ndërhyu pasi kjo lëvizje kishte prapavijë politike. Ai foli për mediat pas përzënies së policëve bashkiakë duke thënë që shkresa nuk kishte as vulë e firmë. ©Lapsi.al


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?