Lajme

Pozita ‘godet’ opozitën

Është raportuar që nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga opozita lidhur me liberalizimin e vizave, janë manipuluar.

Në lidhje me këtë pozita tha se janë manipuluar nënshkrimet e deputetes Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda për të thirrur një seancë të tillë.

Me këtë rast Kryesia e Kuvendit ka anuluar këtë seancë për tu mbledhur përsëri kështu duke shqyrtuar kërkesën e opozitës për seancë.

Pas kësaj mbledhjeje, Memli Krasniqi tha se dyshohet për një listë me nënshkrime të vjetra

Ai tha se nënshkrimet e mbledhura nga LDK , janë të manipuluara.

“Kemi pasur një sqarim për nënshkrimet dhe në atë mbledhje pati vetëm heshtje. NDËRKOHE e keni parë që dy deputetë Kusari Lila dhe Ilir Deda janë përfshirë nënshkrimet e tyre pa dijeninë e tyre. Për këtë jemi mbledhur dhe është hera e parë që kryesia e kuvendit ballafaqohet me një situatë e tillë të manipulimit të nënshkrimeve. Jemi ra në ujdi që edhe njëherë opozita duhet të mbledhë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme. Kjo është edhe shkelje e Kushtetutës në këtë rast që janë përdor nënshkrimet e tyre pa dijeninë e tyre pra mendoj që është anti demokratike”, tha Krasniqi/FaktePlus


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19