Lajme

Pozhari për deputetët kundërshtues brenda VV-së: Më e ndershme ta dorëzojnë mandatin

Analisti Xhevdet Pozhari, në CONTEXT në ATV, ka folur për grupin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat njihen se kundërshtojnë këtë subjekt politikë në Kuvend në situata tejet të rëndësishme.

Ai ka thënë se këta deputetë kundërshtues brenda VV-së, që shpesh herë përdorin edhe elementin fetar për ta kundërshtua këtë subjekt në situata të rëndësishme në Kuvend, duhet të koncentrohen se si duhet ta vazhdojnë rrugëtimin e tyre politik.

“Në Vetëvendosje në vazhdimësi, veçanërisht në situate të cilat janë të një rëndësie të veçantë, siç është Kodi Civil apo edhe Projektligji për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, metodat të cilat do ta kursenin gjepin e kosovarëve, por sigurisht do të fusnin edhe në korniza mënyrën e funksionimit të fertilizimit artificial. Në rastet kur të njëjtit janë njerëz të cilët e ngritin zërin kundër dhe arsyet nuk janë gjithaq ligjore, apo pse ti ke bërë një projektligj që është jo në frymën e direktivave të BE-së, po të një natyre tjetër që shpesh herë ka edhe element fetar, atëherë është mirë që ata deputetë të koncentrohen se si duhet ta vazhdojnë rrugëtimin”, tha Pozhari.

LEXO EDHE:  E rëndë: 30-vjeçarja në Ferizaj që tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit

Sipas tij, ajo çfarë po bëjnë këta deputetë nuk ka të bëjë me demokraci, por sipas tij, kjo është keqpërdorim i demokracisë.

“Pafundësisht kjo është keqpërdorim edhe u demokracisë sepse nuk ka të bëjë me demokraci kur vazhdimisht ke argumente për të kundërshtua gjithçka. Për demokraci po, mund të kundërshtosh në vazhdimësi diçka si ta mbi ndërtosh, por jo vazhdimisht kur është për shembull Kodi Civil aq i rëndësishëm, për në nen a dy, i hudh anash 1800 tjera dhe thua s’bën”, theksoi Pozhari.

Sipas tij, është mirë që këta deputetë të përcaktohen se cilën rrugëtim dëshirojnë ta ndjekin dhe në rast se duan të largohen nga VV, ta dorëzojnë mandatin e deputetit.

LEXO EDHE:  13-vjeçari ishte i vetëm në shtëpi, detaje nga ngjarja e rëndë në Ferizaj ku dyshohet se i mituri i dha fund jetës

“Ne kemi pasur vazhdimisht kalime të deputetëve në të gjitha legjislaturat nga një subjekt politik në tjetrin. Nuk është praktikë që mua më pëlqen. Është shumë e ndershme që të dorëzohet mandati i deputetit, pavarësisht që ata duan ta interpretojnë se është diçka që “unë e kam fituar”. Megjithatë, është e ndershme kur garon në një subjekt politik bindjet e të cilit presupozohesh se duhet t’i dish, orientimet e të cilit duhet t’i dish dhe ta dish që në masë të madhe përkon me atë subjekt politik, atëherë është e ndershme që ai mandat të dorëzohet”, tha Pozhari. /atvlive.tv

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në Lipjan, publikohen pamjet