Lajme

Posta, KEDS-i, Galeria dhe shumë institucione të tjera me raste të koronavirusit

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 28 raste të reja të koronavirusit ndërsa 8 pacientë janë shëruar.

Përveç faktit se rastet e reja me koronavirus janë të shpërndarë në disa komuna, lajmi tjetër është se virusi është futur në disa institucione, shkruan lajmi.net.

“Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore.”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Në Kosovë, numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është 1326 – ku 31 prej tyre kanë përfunduar në vdekje ndërsa 921 raste janë shëruar plotësisht nga virusi.