Lajme

Politologu kosovar: Isa Mustafa e ka çmontuar Albin Kurtin

Profesori universitarë dhe politologu Ardian Kastrati ka reaguar pas zhvllimeve të fundit.



Sipas Kastratit, lideri i LDK-së, Isa Mustafa me qëllim e lejoj kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin që të gabojë duke ia votuar kandidatin për kryeparlamentar të Kuevndit.

Kastrata ka thënë se Kurti në pamundësi të shkuarjes në zgjedhje do mbetet i “ngujuar” në Parlament dhe do ketë dy opsione.

Postimi i plotë i Kastratit:

“Se Isa Mustafa ka përvojë të jashtëzakonshme në shumë sisteme politike e dëshmojë sot në Kuvend. Ai me gjakftohtesi e la Kurtin të gabojë duke ia votuar Konjufcën. Me këtë ia pamundësojë Albinit shkuarjen në zgjedhje për çfarë Kurti ishte i interesuar dhe njëkohësishtë do ta mbajë Kurtin peng për votim të Qeverisë deri sa Kurti të ia plotësojë kushtet që LDK-ja kërkon për koalicion. Zgjedhje, Isa Mustafa nuk do t’i ofroj Albin Kurtit, së paku jo edhe për një kohë përderisa entuziazmi per VV do bie. Në ndërkohë Kurti në pamundësi të shkuarjes në zgjedhje do mbetet i ” ngujuar” në Parlament dhe do ketë dy opsione:


1. Do t’ia plotësojë kushtet Isës për President, 2. Do detyrohet të bashkëpunojë me PDK e AAK me shpërnda parlamentin për me shku në zgjedhje.

Asnjë nga këto opsione nuk e entuziazmojnë elektoratin që VV ta votoj furishëm ashtu siç priste Albini. Ideja e Albinit me i fitu zgjedhjet në mënyrë referendale përfundoi në varrezat e ideve të pamenduara mire.

Kot nuk i thoshin “Shkolla e Kumrovecit” të jep leksion, sepse politika nuk është emocion ashtu siç e merr Albini, por ka një set rregullash strikte që duhet t’i përmbahesh me gjakftohtësi. Isa e çmontojë Albinin.