Lajme

“Politikanët ditën e kërcënojnë njëri-tjetrin, në mbrëmje darkojnë së bashku”

Blerim Latifi, ish-këshilltar i Kadri Veselit, thotë se politikanët kosovarë ditën e shajnë dhe e kërcënojnë njëri tjetrin, ndërsa në mbrëmje darkojnë së bashku në restorantet luksoze të Prishtinës.

Ai thotë se akuzat e kërcënimet politike në Kosovë janë thjesht ushqim propagandistik për t’i mbajtur gjallë militantët e papunë, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Në Kosovë jemi mësuar t’i shohim politikanët që ditën e shajnë dhe e kërcënojnë njëri tjetrin, ndërsa në mbrëmje darkojnë së bashku në restorantet luksoze të Prishtinës.

Në kohë zgjedhjesh akuzojnë njëri tjetrin pa zgjedhur fjalët, i vënë etiketa nga më të ndyrat njëri tjetrit, ia vjedhin votat njëri tjetrit dhe të nesërmen bëhen bashkë gjoja për të qeverisur.

Akuzat e kërcënimet politike në Kosovë janë thjesht ushqim propagandistik për t’i mbajtur gjallë militantët e papunë, që sorollaten rrugëve me xhepa bosh, në pritje të ditës kur do t’u përmbushet premtimi i dhënë nga politikanët për t’i “rehatuar diku”, ditë që për shumicën e tyre nuk vjen kurrë.


SHIKO EDHE: A JENI INFEKTUAR ME COVID-19