Lajme

Poligoni ku u vra 24 vjeçari është në pronësi të familjes së kryetarit të kësaj komune

Ka vdekur 24-vjeçari që u plagos sonte në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Poligonin e Shenjëtarisë “Katana” për të marrë detaje se si ka ndodhur deri tek plagosja e të riut.

I riu është nga komuna e Lipjanit.

“Është ardhur me gjuajt si çdo klientë e ka dorëzuar dokumentin, është regjistruar i ka dhënë udhëzimet instruktori edhe ka gjuajtur katër fishek, te i pesti plumb, të fundit tinxisht e ka drejtuar vetit dhe ka bërë vetëplagosje, dhe më pas është dërguar për spital në QKUK. Policia është ende këtu. I riu është nga komuna e Lipjanit”, kanë thënë nga Katana.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.

Poligoni “Katana” është nën pronësi të familjes së kryetarit të Obiliqit Xhafer Gashit.

Nga “Katana” i kanë thënë Gazetës Insajderi se 24 vjeçari kishte ardhur për të gjuajtur si çdo klient tjetër, instruktori i kishte dhënë udhëzimet dhe me pas ka filluar të gjuaj.