Lajme

Policia shqipton 27 gjoba dhe mbyll 8 lokale për mos respektimin e masave ndaj COVID-19

Inspektorati dhe Policia e Kosovës mbrëmë kanë nisur një aksion për të monitoruar zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit, ku në disa qytete të Kosovës u mbyllen disa lokale që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.

Qytete që pësuan nga ky aksion ishin Prishtina, Vushtrria, Skenderaji dhe Gjakova, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Vushtrri mbrëmë u mbyllën 8 lokale dhe u shqiptuan 27 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Rrahim Ajeti.

“Mbrëmë janë shqiptuar 27 gjoba për qytetarët dhe janë mbyllur 8 lokale që nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit”, tha Ajeti.