Lajme

Policia publikon pamje nga vjedhja e rëndë në Gjakovë

Policia e Gjakovës ka dhënë detaje shtesë për vjedhjen e rëndë që ka nodhur dje në Gjakovë. Me ç’rast i dyshuari me inicialet E.F., ka vjedhur vegla të ndryshme pune, vlera e të cilave kap shifrën e 1,200 eurove.

“Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor – Gjakovë, pas njё pune intensive operativo-hetimore, me të njëjten datё 23.07.2020, ka arritur tё identifikoj dhe tё arrestoj tё dyshuarin: E. H. F., i lindur me 1984, shqiptar.

Tek i dyshuari janë gjetur të gjitha veglat e punës qё i janë vjedhur viktimёs, hetuesit policor kanë konfiskuar veglat e paraqitura”, thuhet në njoftimin e policisë së Gjakovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit është ndaluar pёr 48 orё.

Policia ka dërguar edhe pamje të veglave të vjedhura.