Lajme

Policia njofton se çfarë gjeti në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Repë të Podujevës

Dy vëllezër kanë humbur jetën ditën e djeshme pas të shtënave me armë zjarri në Podujevë.

Njëri vdiq në vendin e ngjarjes, tjetri në QKUK rreth orës 19:18 të së shtunës.

Policia njofton se me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion.

“Njësitë policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në raportin e Policisë.

Pretendohet se vrasja ndodhi për çështje pronësie. Ndërsa siç njofton policia, i dyshuari gjendet në arrati./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?