Lajme

Policia në Pejë kap hajnin që vidhte dru me Golf

Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot në orën 00:05, ka ndaluar një veturë ‘Golf’ me targa vendore në të cilën i dyshuari kishte të ngarkuar një sasi të masës drunore.

Policia thotë se gjatë verifikimit të personit i cili dyshohej se ka kryer veprën penale “Vjedhje e pyllit”, ka rezultuar se i njëjti kërkohet me urdhër arrest nga Gjykata themelore në Pejë, pasi që është i dënuar me një vit e gjashtë muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia e ka ndaluar të dyshuarin dhe më pas do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

“Pas përfundimit të procedurave dhe dhënien e vërtetimit për gjësendet e konfiskuara dhe për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, të cilën i dyshuari besohet se e ka kryer, në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e ndalimit në Pejë dhe nga aty do të dërgohet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?