Lajme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur një të dyshuar për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Policia kërkon ndihmë për ta kapur një të dyshuar për trafikim me njerëz, transmeton Gazeta Sinjali.

Personi i kërkuar është:

Maxhun Bajramaj i lindur me 16.12.1970 në Deçan.

I akuzuari është i kërkuar për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?