Lajme

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit për fajde

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për një person të kërkuar.

Personi i kërkuar është: BESNIK (Bajram) LAJQI i lindur me 07.04.1984 në Malaj- Rugovë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Fajde” dhe “Detyrim”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.