Lajme

Policia jep detaje si ndodhi që zyrtari policor i plagosi dy persona!

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen që ndodhi në Dragash.

02 Press raportoi se një polic ka plagosur dy qytetarë. Sinjali gjithashtu mësoi se plagosja ndodhi në Glloboqicë.

Shaban Osmanollaj nga rajoni i Prizrenit, tha për “Sinjali” se plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

“Pas një mosmarrëveshjeje mes 2 qytetarëve dhe policit ky i fundit i ka plagosur. Të dy janë jashtë rrezikut për jetë”, u shpreh Osmanollaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?