Lajme

Policia jep detaje rreth arrestimit të disa personave në Prishtinë, i përfshirë edhe Berati i ‘It’s my love’

Gjatë ditës së djeshme u raportua lidhur me ndalimin e disa personave në qendër të Prishtinës.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje duke konfirmuar edhe arrestimin e një prej të dyshuarve.

“Policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar pasi ishte përfshirë në një mosmarrëveshje, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një boks metali dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E në këtë rast i arrestuar është njëri nga ish-pjesëtarët e emisionit “It’s my love”, saktësisht Berati.

I njëjti ishte raportuar se pati probleme me ligjin edhe vite më parë


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje