Lajme

Policia jep detaje rreth aksidentit në Raçë ku humben jetën tre persona

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksident trafiku në fshatin Racë të komunës së Gjakovës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të së shtunës.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar per një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanta, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.

Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jetë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?