Lajme

Policia jep detaje për vrasjen e rëndë në Rahovec

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjën e së shtunës në komunën e Rahovecit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.

Ndërsa viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në QKMF Rahovec e më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku më pas ka ndërruar jetë.

“Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Ndryshe dyshohet se i dyshuari për vrasje është një familjar i viktimës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?