Lajme

Policia jep detaje për vrasjen e djeshme me thikë në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur në Pejë, shkruan Gazeta Metro.

Në raport thuhet se dje në rrugën Konferenca e Bujanit në Pejë, një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë, pasi që dyshohet se është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë incidentit edhe një i dyshuar ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje