Lajme

Policia jep detaje për plagosjen në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar PK-ja, zëdhënësja për Prishtinën, Flora Ahmeti.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ka deklaruar Ahmeti.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje