Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në Gllogoc
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje për personin që është gjetur i vdekur në Gllogoc, shkruan Gazeta Metro.
Dje është njoftuar Policia e Kosoës se viktima mashkull është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion.
Këtu keni raportin e plotë nga Policia e Kosovës.
“HETIM I VDEKJES
Fsh. Zabel i Ultë, Gllogoc 28.01.2022 – 13:37. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës