Lajme

Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur në Drenas

Një person është gjendur pa shenja jete në Gllogoc të Drenasit, policia ka nisur hetimet, shkruan Gazeta Metro.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë:

“Gllogoc, 19.10.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka bërë të ditur policia.