Lajme

Policia jep detaje nga aksidenti në Lipjan ku humbi jetën një i mitur

Një i mitur ka humbur jetën pasi që u godit nga një veturë në fshatin Rusinoc në Lipjan.

Ai është goditur nga një person nga Shqipëri me nënshtetësi të Suedisë.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë rreth orës 16:33, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës”, thuhet në raport.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?